Sektori për Punë të Brendshme Shkup gjatë ditës së djeshme (20.05.2024) ka vazhduar me kontrolle të shtuara në trafik me çrrastë vetëm në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 108 gjoba, nga të cilat 13 për drejtim mjeti pa patentë shoferi, 8 sanksione për përdorim të celularit gjatë drejtimit të automjetit, pesë masa për mospërdorim të rripit të sigurisë.
“Kontrollet në komunikacion do të vazhdojë edhe në ditët në vijim. Apelojmë tek qytetarët që të respektojnë rregullat e komunikacionit në mënyrë që të rrisim sigurinë në komunikacion dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta”, thuhet në njoftimin e MPB-së.
Comments are closed for this post.