Reperi Mozzik dhe partnerja e tij Loredana Zefi e kanë dëshmuar shpesh se janë adhurues të makinave luksoze.
Edhe pse pas vendimit të Prokurorisë zvicerrane për bllokimin e llogarive bankare të Loredanës, çifti nuk e ka në mend të ndalet në shpenzimet marramendëse.
Përmes një postimi në Instagram, Mozzik ka bërë të ditur se makina e re sapo ka zënë vend në garazhën e tyre.
“Mirë se vjen në shtëpi dashuri”, ka shkruar Mozzik pranë postimit të fotos teksa tregon makinën me ngjyrë të zezë e cila shihet se është një prej modeleve më të reja të Benzit.
Çmimi i kësaj makine varion mbi 200 mijë euro e që rezulton të dalin në minus nga 900 mijë eurot të cilat dyshohen të jenë marrë nga një çift zvicerran.
Comments are closed for this post.