Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski dha detaje për tragjedinë me mbi 50 të vdekur në Koçan.

Ai tha se numri i të vdekurve është të paktën 51 persona.

Toshkovski tha se sipas informacioneve, zjarri ka nisur në orën 02:35 pas mesnate, nga shkëndija të fishekzjarreve skenike të cilat më pas kanë marrë flakë në tavan, i cili ka qenë i materialit të ndezshëm.

Ministri tha se janë arrestuar persona, ndërsa theksoi se secili person i përfshirë në këtë tragjedi do të mbajë përgjegjësi.