Kreu i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski propozon testime falas një herë në muaj për të gjithë kujdestaret dhe mësimdhënësit në vend.
“Për fat të keq, Qeveria nuk u përpoq ta organizojë dhe përshtatë procesin edukues dhe arsimor në mënyrë që i njëjti të funksionojë në kushte të COVID-19. Më shpesh marrim lajme se i gjithë grupi në çerdhe apo e gjithë klasa në shkollë duhet të izolohet për shkak të një testi pozitiv. Për këtë shkak, propozoj testime falas një herë në muaj për të gjithë kujdestaret dhe mësimdhënësit në shkolla”, tha Mickoski.
Më herët partia e tij nëpërmjet një kumtese propozoi testime falas një herë në muaj për punonjësit shëndetësor./Telegrafi/
Comments are closed for this post.