Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, ka dënuar ashpër vrasjen e kryeministrit sllovak, i cili aktualisht po lufton për jetën pasi së paku tre plumba i kanë përfunduar në gjoks dhe në stomak.

Dënoj fuqishëm atentatin e tmerrshëm ndaj kryeministrit të Republikës së Sllovakisë, Robert Fico. Akte të tilla dhune janë një sulm ndaj vlerave demokratike që ne i çmojmë dhe nuk duhet të tolerohen kurrë. Ndërsa kryeministri Fico dhe familja e tij po kalojnë këtë kohë të vështirë, ata janë në mendimet dhe lutjet tona. Ne solidarizojmë me ata që mbrojnë parimet e rendit dhe ligjit dhe bëjnë thirrje për një hetim të shpejtë dhe të plotë për t’i sjellë autorët para drejtësisë, ka shkruar Mickoski në Facebook.