Për shumë meshkuj, deodoranti është pjesë e jetës së tyre përditshme.
Kjo, për shkak se ky produkt ndihmon për të ndaluar erën e keqe të trupit dhe e bën atë të mbajë aromë të freskët – por gjithashtu mund të ndikojë edhe në spermën tuaj.
Një studim i ri ka sugjeruar se kimikatet nga shumë produkte të kujdesit personal mund të jenë në të vërtetë duke ulur cilësinë e spermës së një mashkulli.
Ndërsa spermatozoidi i formuar në mënyrë jonormale është në të vërtetë mjaft i zakonshëm, ai gjithashtu mund ta bëjë më të vështirë vezën e një gruaje të fekondojë, ndërsa çiftet përpiqen për një shtatzëni.
Pra, çfarë mund të bëni për të mbajtur lart cilësinë e spermës tuaj? Shmangni parabenët në produkte.
Autorja e studimit, Joanna Jurewicz nga Instituti Nofer i Mjekësisë Profesionale në Lodz rekomandoi se “shmangia e parabenëve është shumë e vështirë, për shkak se ato janë të përhapura”.
“Por, ju mund të përpiqeni ta minimizoni ekspozimin vetëm duke përdorur produkte të kujdesit personal me etiketë që thonë se nuk ka paraben në produktin e veçantë”, deklaroi tutje Jurewicz.
Comments are closed for this post.