Marketet dhe distributorët e ushqimit kanë mjaftueshëm furnizime për 30 deri 45 ditë. Ata ju bëjnë thirrje qytetarëve të mos bëjnë panik, të jenë të qetë dhe të kujdesen për shëndetin e tyre.
Siç thanë sot përfaqësuesit e tyre pas mbledhjes me ministrin e Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, tani për tani çmimet nuk ndryshojnë dhe mbesin të njëjtë ndërsa Inspektorati vazhdimisht ndodhen në terren dhe kontrollon gjendjen.
“I koordinuam të gjitha aktivitetet për funksionim normal. Punojmë maksimalisht për kushtet për punë për punonjësit tanë por edhe për klientët. Ju bëj apel se nuk ka nevojë për panik, po punojmë intensivisht”, tha përfaqësuesi i ‘Vero’.
“Gjendja është nën kontroll. Në mënyrë absolute nuk ka nevojë për panik. Furnizimet tona janë për 30 deri 45 ditë. Tregtarët dhe shteti qëndrojnë pas neve, jemi të inkurajuar. Duam t’i qetësojmë klientët, se do të ketë mjaftueshëm artikuj”, tha përfaqësuesi i ‘Tinex’.
Qëndrimin e se nuk ka hapësira për panik e ndajnë edhe distributorët e ushqimit. Ata kërkojnë kontakt të vazhdueshëm me shtetin dhe me vendet fqinje, që të mos ketë bllokime në vendkalimet kufitare.
“Javën e kaluar kishim vështirësi për importimin e mallrave, po korridoret dje janë liruar nga vendet që bënë kufizime. Tashmë janë rregulluar korridoret ku gjendet malli. Nuk ka vend për panik. Kemi furnizime për 30 ditë dhe vazhdimisht do të sjellet mall. Kërkojmë kontakt të vazhdueshëm me vendet fqinje, që të mos ketë bllokime në vendkalime kufitare”, tha Xhemail Dauti, pronar i ‘Dauti komerc’
Comments are closed for this post.