Mosrespektimi i Ligjit për ndalim të pirjes së duhanit në hapësira të mbyllura bëri që të niset nismë për peticion në rrjetet sociale.

“Bëhet fjalë për shëndetin tonë dhe shëndetin e fëmijëve tanë. Puna është se ne e kimi atë ligj të miratuar, por nuk zbatohet, ashtu siç duhet”, deklaroi nismëtari i nismës ‘Ndalo me pirjen e duhanit në hapësirë të mbyllur’, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Nga Qeveria thonë se shëndeti i qytetarëve është prioritet dhe ligji aktual rregullon në mënyrë të qartë se çfarë lloji të objekteve gjysmë të hapura lejohet pirja e duhanit.

“Nuk ka liberalizim të plotë të pirjes së duhanit në ambiente të mbyllura. Presim kontrollime të përforcuara dhe ju bëjmë thirrje inspektorëve të kontrollojnë”, shprehen nga qeveria.

Peticionin mund ta gjeni në këtë link.