Propozim-Ligji për regjistrimin e popullsisë, amvisërive dhe banesave në Republikën e Maqedonisë së Veriut, në leximin e parë, sot është në rendin e ditës në Komisionin kuvendar për Çështje Evropiane.

Ligji është dorëzuar në Kuvend nga Qeveria, respektivisht nga përbërja e vjetër parlamentare.

Regjistrimi do të duhet të mbahet më 1 prill të vitit 2021, ndërsa do të realizohet nga Enti Shtetërorë për Statistika.

Fillimisht u planifikua që regjistrimi të bëhen në prill të vitit 2020, por për shkak të situatës me pandeminë, ai u anulua.