Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, sot në ora 13:30 në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë do ta prezantojë përbërjen e propozuar për qeverinë e re.

-Sot, më 18 qershor 2024, në ora 13:30, kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë do ta prezantojë përbërjen e propozuar të qeverisë, e më pas do të mbajë konferencë për media. në qendrën për shtyp të Kuvendit, njofton partia.

Paraprakisht, mandatin për përbërjen e qeverisë, lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, të dielën pas seancave të Komitetit Ekzekutiv dhe Qendror të VMRO-DPMNE-së i shpalli opinionit propozimet për ministra në Qeverinë e re.

Propozim për zëvendëskryeministër dhe ministër i Transportit do të jetë Aleksandar Nikolloski. Për ministër të Mbrojtjes do të propozohet Vllado Misajlovski. Për pozitën e Ministres së Financave do të propozohet Gordana Dimitrieska Koçoska. Propozim për ministër të Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme do të jetë Timço Mucunski. Ministër i propozuar për vetëqeverisje lokale do të jetë Zlatko Perinski. Propozim për ministër për shoqërinë informatike dhe transformim digjital do të jetë Stefan Andonovski. Borko Ristovski do të propozohet për ministër të Sportit. Ministre e propozuar për energji, miniera dhe burime minerale do të jetë Sanja Bozhinovska. Propozim për ministër të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ujërave do të jetë Cvetan Tripunovski. Propozim për ministër të Kulturës dhe Turizmit do të jetë aktori i njohur Zoran Ljutkov. Propozim për ministër të Punëve të Brendshme mbetet Pançe Toshkovski, i cili gati katër muajt e fundit ka mbajtur postin e ministrit teknik në këtë ministri. Për ministre të Arsimit dhe Shkencës do të propozohet profesoresha Vesna Janevska. Nga partnerët e koalicionit të VMRO-DPMNE-së, për zëvendëskryeministër dhe ministër përgjegjës për sistemin politik është propozuar Ljupço Dimovski nga Partia Socialiste. Ivan Stoilkoviq, kryetari i Partisë Demokratike të Serbëve në Maqedoni, do të jetë propozimi për zëvendëskryeministër dhe ministër i cili do të jetë në krye të departamentit për marrëdhëniet ndërmjet komuniteteve. Shaban Saliu, i cili do të jetë propozim për një ministër pa portofol i ngarkuar për integrimin dhe zbatimin e dekadës së romëve, theksoi atëherë Mickoski.