Kryeministri Hristijan Mickoski u prit me nderime më të larta në Hungari. Ai mbërriti në Budapest i shoqëruar nga bashkëshortja e tij.

Një delegacion qeveritar i kryesuar nga kryeministri Hristijan Mickoski do të marrë pjesë në samitin e qeverisë hungarezo-maqedonase që do të mbahet sot dhe nesër në Republikën e Hungarisë.

Siç njofton shërbimi për shtyp i qeverisë, sipas agjendës, është planifikuar takim kokë më kokë i Mickoskit me kryeministrin hungarez Viktor Orban. Në kuadër të samitit qeveritar janë planifikuar edhe takime dypalëshe mes ministrave përkatës të dy qeverive, e më pas do të ketë një seancë të përbashkët të dy qeverive.