Kryeministri Dimitar Kovaçevski në intervistën e tij për TV24 theksoi se strategjia për tejkalimin e krizës ekonomike botërore që është përkthyer në 26 masa qeveritare ka për qëllim mbështetjen e qytetarëve dhe ekonomisë në kohë krize.
“Me këtë paketë që kushton 400 milionë euro, parandalojmë ngirtje të çmimeve edhe në prodhimet bazë edhe në derivate të naftës”, tha Kovaçevski.
Ai theksoi se kanë rritur pagën minimale dhe janë rritur pensionet.
“Me ndryshimin e metodologjisë, tani kemi rritje të pensioneve dy herë në vjet me përfshirje të 50% të shpenzimeve për jetë dhe 50% të rritjes së pagës minimale dhe kjo do të jetë zgjidhje e përhershme pa kufizime kohore”, tha Kovaçevski.
Ai shtoi se një nga rekomandimet në ministri dhe institucionet shtetërore është t’i racionalizojnë shpenzimet.
“Kjo do të thotë se ajo që nuk është e domosdoshme në kohë krize nuk duhet të blihet. Kjo nuk ka të bëjë vetëm me automjetet zyrtare, por edhe në shpenzimet tjera, udhëtime etj”, tha mes tjerash Kovaçevski.
Comments are closed for this post.