Mund të duket e çuditshme por kjo 25 vjeçare e ka profesion pastrimin e shtëpive duke ndejtur nudo.

Emily Nikols është nënë e një vajze dhe tashmë punon në një kompani pastrimi që punëson persona që nuk e kanë problem të shërbejnë nudo. “Unë jam mësuar me këtë gjendje dhe nuk më bën përshtypje. Bëj punën time nudo dhe nuk lejoj askënd të futet në raport seksual me mua përtej raportit të punës. Ndjehem mirë me veten”, shprehet ajo për The Sun. Ajo është pjesë e një skuadre prej 80 vajzash dhe djemsh që shërbejnë nudo gjatë orarit të punës në Britaninë e Madhe. Duket disi e çuditshme, megjithatë çfarë nuk ka parë kjo botë.