Lady Gaga ka nisur lidhje të re.
Këngëtarja u fotografua duke u puthur me të dashurin e ri, Dan Horton, teksa po drekonin bashkë, shkruan People.
Gati gjashtë muaj pasi u nda nga Christian Carino, Lady Gaga u fotografua duke u puthur me Daniel Horton gjatë drekës në Los Angeles.
Këngëtares duket se po i ecën mirë lidhja e re pas ndarjes nga i fejuari Christian Carino në fillim të këtij viti.
Të dielën, 33-vjeçarja u fotografua duke u puthur me Dan Horton (37 vjeç), ndërsa po drekonin në një restorant.
Në një foto, Gaga është parë duke qëndruar në këmbë pranë të dashurit, i cili qëndronte ulur, ndërsa ajo përkulet dhe i dhuron një puthje.
Comments are closed for this post.