Ish-shefi i diplomacisë greke, ndërsa tash deputet i SYRIZA-s dhe person përgjegjës për politikën e jashtme, Jorgos Katrugalos i përshëndeti deklaratat gjatë kohës së Komisionit për mbrojtje kombëtare dhe çështje të jashtme, të ministrit të Punëve të Jashtme, Nikos Dendias “për rëndësinë e respektimit të plotë të Marrëveshjes së Prespës”, si dhe deklaratën e deputetes së Demokracisë së Re, Dora Bakojani “e cila e ftoi Dendias të ndërmerr iniciativë për mbështetje të marrëveshjes”, lajmëroi korrespondentja e MIA-së, nga Athina.

“Zotëri Micotakis, i cili investoi në etno-populizmin dhe dinakërinë duke e kundërshtuar Marrëveshjen e Prespës, sot i toleron ata të cilët flasin për anulimin të Marrëveshjes”, thotë Katrugalos dhe shton se kryeministri grek duhet t’i sqarojë pozitat e qeverisë.

Komisioni për mbrojtje kombëtare dhe çështje të jashtme, mbrëmë  në Parlamentin grek, siç njoftoi MEDIAL, shefi i diplomacisë greke Nikos Dendias, tha se nevojitet zbatim i plotë i Marrëveshjes së Prespës dhe theksoi se Greqia, e mbështet perspektivën evropiane të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë. Por, pret nga këto dy shtete fqinje “të bëjnë hapa të ndjeshme drejt çështjeve të rëndësishme”.