Katica Janeva nuk ka dhënë dorëheqje. Këshilli Prokurorëve Publik nuk është njoftuar zyrtarisht. Kryetari Aco Kolevski thotë se në rast se shkresa arrin tek organi me të cilin ai drejton, do të veprohet në kohë dhe në përputhje me ligjin. Shkresë për dorëheqje nuk ka as në PSP. Të dyja organet dyshojnë në informacion të rrejshëm. Prokurorët Special heshtën në pyetjen nëse dorëheqja e shefes së tyre është e vërtetë ose jo.

Informacioni për dorëheqjen e Janevës u publikua ditë më parë në disa media, të cilat duke u thirrur në burime brenda PSP-së, njoftuan se Janeva ka fuqizuar dorëheqjen e saj të deponuar muaj më parë. Janeva më 15 korrik deklaroi se jepte dorëheqje me qëllim që të mos jetë pengesë në procesin e negociatave për ligjin e Prokurorisë publike, në të njëjtën dikur prokuroria për krim të organizuar kumtoi fillimin e hetimeve për rastin “Reket”. Por si mund të ndikojë dorëheqja e Janevës ndaj procedurës aktuale në Parlament për shkarkimin e saj? Kryetari i Komisionit për Zgjedhje dhe Emërime thotë se ky veprim i Janevës do të ishte thjeshtë manipulim i panevojshëm me procedura.

Edhe nëse zonja Janeva jep dorëheqje, ajo dorëheqje duhet të vijë në Kuvend dhe të niset procedurë e ngjashme, fillimisht te zoti Xhaferi, pastaj ky i fundi ta dërgojë në Komisionin për zgjedhje dhe emërime, të mbahet seancë dhe të vërtetohet propozimi, t’ia kthej vendimin Kuvendit dhe pas debatit në plenare, Kuvendi mund t’i propozojë që Këshilli i Prokurorëve Publik përfundimisht ta shkarkojë Janevan. Pra dorëheqja do të ishte thjeshtë një manipulim i panevojshëm me procedurat”. – theksoi Ilija Dimovski, Kryetar i Komisionit për Zgjedhje dhe Emërime

 

Ditë më parë, Komisioni për zgjedhje dhe emërime në Kuvend, mbi kërkesën e Këshillit të Prokurorëve Publik, konkludoi se Katica Janeva duhet shkarkuar nga pozita e të parës së PSP-së. Të martën, jo zyrtarisht kreu i Kuvendit pritet të thirr seancën plenare për shkarkimin e Janevas. VMRO-DPMNE-ja pretendon konsensus politik për shkarkimin e saj, duke pasur parasysh faktin se për shkarkimin e Janevas nevojiten 2/3 e votave dhe shumicë badenteri. Pas votimit, Kuvendi njofton Këshillin e Prokurorëve Publik të cilët më pas duhet ta miratojnë shkarkimin e Janevas, ndërsa jo zyrtarisht mësohet se pas shkarkimit Janevës do t’i merret edhe mandati i prokurores. Kërkesave për shkarkimin e Janevës erdhi si pasojë e punës saj jo etike, jo profesionale dhe të pandërgjegjshme në rastin “Perandoria”, që më pas Janevën e bëri të dyshuarën e tretë në rastin “Reket”. Referuar Ligjit për PSP-në, mandati i Janevas skadon më 15 shtator.