Category: Lajme
Maqedoni 27.10.22 | 11:21

Alarmi për bombë në shkolla, Spasovski: Të zbulohen autorët, askush nuk mund të luaj me ndjenjat e qytetarëve

Hetimi për alarmet e djeshme për bomba të vendosura në tetë shkolla të mesme të Shkupit është duke vazhduar, kemi të dhëna se nga janë dërguar ato emaile dhe gjëja më e rëndësishme është të kemi sukses në zbulimin e të gjitha IP adresave nga vjen ky akt monstruoz, pavarësisht nëse...

Ballkan 27.10.22 | 11:05

Mbërrin në portin e Durrësit jahti i njeriut më të pasur në Indi

Në portin e Durrësit ka mbërritur mëngjesin e të enjtes jahti i njeriut më të pasur në Indi. Bëhet fjalë për mjetin lundrues të quajtur “Alaiya” me pronar Lakshmi Mittal. Jahti rreth 111.5 metra i gjatë është i ndërtuar në vitin 1965, ka 5 suita dhe hapësira të bollshme, moderne...

Maqedoni 27.10.22 | 11:00

Nëna gjen të pajetë djalin në apartament, dyshohet se u vra nga babai

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Selanik të Greqisë ditën e djeshme, 26 tetor, ku një 41-vjeçar është gjetur i pajetë nga nëna e tij në apartament, ndërsa krahas tij është gjetur në gjendje të fikti babai i moshuar. Sipas hetimeve të deritanishme i dyshuar kryesor për vdekjen...

Maqedoni 27.10.22 | 10:58

Marojeviq: Shkupi për herë të parë do të ngrohet me naftë

Zv. drejtoresha për energji termike e SH.A. EMV, Aleksandra Marojeviq, në emisionin “Magazina Ekonomike” mbrëmë në televizionin “Alsat” tha se më 1 nëntor do të jetë në dispozicion gazi natyror për energji termike për ngrohje me avull në Shkup, por në të njëjtën kohë do të...

Maqedoni 27.10.22 | 10:55

Osmani-Sarrazin: Procesi i Berlinit vazhdon të jetë i rëndësishëm për proceset e reformave në rajon

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, sot realizoi takim me Manuel Sarrazin, Përfaqësues Special i Republikës Federale të Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor. Në takim, theksojnë nga MPJ, Osmani shprehu kënaqësinë e madhe për rezultatin pozitiv të takimit ministror në kuadër të...

Ekonomi 27.10.22 | 10:48

Georgievski: Çmimi i bukës mund të rritet sërish

Biznesmenët do të duhet të bëjnë analiza serioze dhe të rishikojnë shpenzimet nëse vendi nuk arrin të gjejë burime energjetike me çmime të volitshme, thotë nënkryetari i Lidhjes së Odave Ekonomike, Goran Georgievski në emisionin “Magazina Ekonomike”. Siç shton ai, në raste të tilla...

Maqedoni 27.10.22 | 09:43

OBRM-PDUKM: Maqedonia është para kolapsit ekonomik

Maqedonia po shkon me shpejtësi drejt kolapsit ekonomik. Banka Botërore parashikon rritjen më të ulët të ekonomisë së Maqedonisë në krahasim me vendet evropiane. Ukraina dhe Rusia kanë vetëm parashikime më të këqija, thonë nga OBRM-PDUKM. Ekonomia e vendit është në rrezik serioz që...

Bota 27.10.22 | 09:35

Zelensky: Rusia po përdor taktika të çmendura në frontin lindor

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka akuzuar komandantët rusë për “çmenduri” në përpjekjet e tyre për të kapur qytetin lindor të Bakhmut. Në fjalimin e tij të përnatshëm nga Kievi, presidenti ukrainas theksoi se ata po i çojnë njerëzit drejt vdekjes me goditjet përmes artilerive...

Bota 27.10.22 | 09:31

Në pritje të nënshkrimeve të Turqisë dhe Hungarisë për zgjerimin e NATO-s

Finlanda dhe Suedia janë duke iu afruar anëtarësimit në NATO, pasi 28 prej 30 vendeve anëtare tani kanë ratifikuar protokollet për anëtarësim, pas votimeve të kryera në nivele parlamentare apo presidenciale nëpër vendet e tyre. Diçka e tillë ka munguar nga ana e Hungarisë dhe Turqisë. Mirëpo...

Bota 27.10.22 | 09:28

SHBA-ja shton sanksionet ndaj Qeverisë iraniane për shtypje të protestave

Shtetet e Bashkuara kanë sanksionuar 10 zyrtarë iranianë, përfshirë ata që mbikëqyrin burgun Evin të Teheranit, për censurë në internet dhe shtypje të protestave, të nxitura nga vdekja e 22-vjeçares, Mahsa Amini, e cila ka vdekur sa ka qenë në mbajtje. Policia e Moralit e ka ndaluar...

Bota 27.10.22 | 09:10

Elon Musk hyn në selinë e Twitter me një…lavaman (VIDEO)

Elon Musk është në fazën përfundimtare për të blerë Twitter pasi ndryshoi përshkrimin e punës në profilin e tij të mediave sociale në “kreu i Twitter” të mërkurën. Njëkohësisht, i njohur për “trolling” në rrjetet sociale, ai ka postuar një video në llogarinë e tij personale,...

Maqedoni 27.10.22 | 09:08

Sarazin: Ideja e Procesit të Berlini është ta dërgojë Ballkanin Perëndimor drejt BE-së

Përfaqësuesi i posaçëm i qeverisë gjerman për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin deklaroi se ideja e procesit të Berlinit është ta sjellë rajonin në rrugën drejt Bashkimit Evropian. “ideja e procesit të Berlinit është ta sjellë rajonin në rrugën drejt BE-së. Qasja në BE është...

Maqedoni 27.10.22 | 09:07

Tupançeski: Atë që e tha mbrëmë Leyen ngjall optimizëm se jemi në rrugën e duhur

Ministri i Drejtësisë, Nikola Tupançeski, konsideron se ajo që tha mbrëmë kryetarja e KE-së, Ursula Von der Leyen, ngjall optimizëm se jemi në rrugën e duhur sa i përket reformave në drejtësi. “Raporti i progresit për vendin tonë është plotësues dhe përmban disa segmente. Në mënyrë...

Maqedoni 27.10.22 | 08:32

Kuvend, seancë për pyetje deputetësh

Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut sot do të mbahet seanca për pyetjet e deputetëve. Seanca e këtillë zakonisht mbahet çdo të enjte të fundit të muajit, ndërkohë që sipas praktikës të parët që parashtrojnë pyetje ndaj kryeministrit dhe kabinetit qeveritarë janë deputetët...

Maqedoni 27.10.22 | 08:02

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Moti sot do të jetë me diell dhe vranësira. Do të fryjë një erë e lehtë nga drejtimi verior. Temperaturat minimale do të lëvizin prej 3 deri 11, ndërsa temperaturat maksimale do të lëvizin prej 19 deri 26 gradë celsius. Edhe në ditët në vijim moti do të jetë i qëndrueshëm, por do...

Maqedoni 26.10.22 | 17:39

Një grua nga Shkupi ka marrë kredi prej 600.000 denarë me dokumente false

SPB Shkup – Njësiti për krime ekonomike dhe kompjuterike ka parashtruar kallëzim penal kundër A.O.(52) nga Shkupi për shkak të ekzistimit të dyshimit për kryerjen e veprave penale “përdorimi i dokumenteve të rrejshme” nga neni 380 dhe “mashtrim në marrjen e kredi” sipas nenit 249...

Lajme 26.10.22 | 17:38

Maqedonia e Veriut nuk ka në plan rikthimin e shërbimit ushtarak

Edhe pse vendet e rajonit po planifikojnë rikthimin e shërbimit ushtarak të detyrueshëm, Maqedonia e Veriut nuk e ka në plan të ndërmerr ndonjë vendim të tillë. Nga Ministria e Mbrojtjes thonë se për momentin as në ministri e as në shtabin e përgjithshëm të Ushtrisë nuk ka filluar ndonjë...

Maqedoni 26.10.22 | 17:34

Ndërpritet greva në Postën e Maqedonisë, arrihet marrëveshje për pagat

Protesta në Postën kombëtare të vendoset në pushim, paga për shtator të paguhet më së voni deri të premten, 28 tetor 2022, ndërsa për muajt e ardhshëm të paguhet në afatin e paraparë ligjor, deri më datën 15, dakorduan sot ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Bllagoj Boçvarski dhe...

Maqedoni 26.10.22 | 15:14

2500 kompani s’i kanë paguar punëtorët dy muaj

Në vend, 2.483 kompani nuk kanë paguar pagat për punëtorët e tyre për muajt gusht dhe shtator, sipas të dhënave të Drejtorisë së të Ardhurave Publike, njofton Sdk.mk, transmeton Portalb.mk. Sipas të dhënave të marra nga redaksia e Sdk.mk, për muajin gusht 2022 gjithsej 4.970 punëdhënës...

Maqedoni 26.10.22 | 15:13

Regjistrohen 37 raste të reja me COVID-19 në Maqedoni

Ministria e Shëndetësisë njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 649 teste dhe janë regjistruar 37 raste të reja me COVID-19. Nga numri i përgjithshëm i rasteve pozitive (37), janë regjistruar 11 riinfeksione. MSH njofton se janë konfirmuar edhe 33 pacientë të shëruar nga COVID-19. Sot...

Повеќе