Gjiganti italian Juventus është përjashtuar nga Liga e sivjeme e Konferencave për shkak të shkeljes së rregullave për fer-plejin financiar, publikoi mbrëmë UEFA.
Trupi udhëheqës i futbollit evropian, po ashtu e dënoi edhe Çellsin, për shkak të, siç njoftuan, “shkeljes së rregullave të fer-plejit financiar”, si rezultat të “dorëzimit të të dhënave jo të plota financiare”.
UEFA njoftoi se bëhet fjalë për transaksione, të cilat datojnë mes periudhës 2012 dhe 2019.
Juventusi u dënua me 17,4 milionë funta, ndërsa Çellsi me 8,57 milionë funta.
Klubi italian do të duhet të paguajë vetëm gjysmën e dënimit nëse të dhënat e tij financiare për tre vitet e ardhshme janë në pajtim me rregullat, ndërsa Çellsi tashmë u pajtua ta paguajë vlerën e plotë të dënimit.
Federata italiane e futbollit tani duhet ta informojë UEFA-n se cili ekip do ta zë vendin e Juventusit në Ligën e konferencave, ndërsa sipas paralajmërimeve, ajo do të jetë Fiorentina.
Comments are closed for this post.