Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri ka dhënë lajmin e shumë-pritur lidhur me abetaren e përbashkët. Shaqiri nëpërmes një statusi ka informuar se edhe në RMV është dhënë pëlqimi për përdorimin e Abetares së përbashkët e cila përdoret në të njëjtën kohë në Shqipëri dhe Kosovë.
Kreu i MASH ka thënë se nga ky vit Abetaren do ta përdorin filloristët shqiptarë.
“Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka dhënë pëlqim për përdorimin e materialit të përpiluar nga autorët Mimoza Gjokutaj, Saranda Kumnova, Naser Zabeli dhe Tereza Babasuli, i cili është dedikuar për nxënësit e klasës së parë të regjistruar në shkollat ku mësimi zhvillohet në gjuhën shqipe”, ka shkruar fillimisht Shaqiri.
Ai ka shtuar se MASH është institucioni që u përgjigjet nevojave në kohën e duhur për realizimin e pa ndërprerë dhe me cilësi të lartë të procesit arsimor.
“Ministria e Arsimit dhe Shkencës do të mbështesë edhe në të ardhmen çdo iniciativë për përdorimin e materialeve didaktike që janë me interes për nxënësit dhe ndihmojnë në arritjen e qëllimeve të përcaktuara me plan-programet mësimore”, ka përfunduar ai./TS/
Comments are closed for this post.