“Double Tree by Hilton” ishte një ngjarje që e tërhoqi vëmendjen e opinionit dhe ka nxitur reagime në rrjetet sociale, shkruan Almakos.
Nusja, ish drejtoresha e televizionit Alsat-M, dhëndëri në një kohë kryeredaktor dhe redaktor përgjegjës në televizionin e njëjtë para së të futet në politikë, dhe sot është deputet dhe nënkryetar i LSDM-së. Ajo është ortodokse, ai është mysliman, diçka krejtësisht e parëndësishme në botën moderne, por këtu tek ne, megjithatë është ende temë tabu dhe vështirë e kuptueshme dhe e pranueshme për pjesën më të madhe të popullit.
Dytë e kanë martesën e dytë. Bisera ka djal, Muhamedi dy vajza, ndërsa rrugës është edhe fëmija i tyre i përbashkët, për të cilin zbuluan se do të jetë vajzë. Lidhjet midis personave të pjekur, të mbushur me dashuri, shpesh herë është e pritur që të përfundojnë me martesë dhe zgjerim të familjes. Megjithatë, ky rrëfim i lahurisë, ashtu si rrëfejnë të afërmit e çiftit, ka kaluar në një rrugë të gjatë dhe me shumë pengesa, që të ketë përfundim të lumtur. Dallimet, bindjet e njerëzve të tyre të afërt, rrethanat, e gjithë kjo ka krijuar situata, ku çifti, duke luftuar për dashurinë e tij, i ka menaxhuar për të mirën e të gjithëve. Janë krenar që janë përcaktuar për dashurinë e tyre dhe porositën se duhet që të ndiqet zemra, pasi që gjërat e bëra nga zemra, fillimisht e ndryshojnë vet personin, pastaj edhe njerëzit përreth tij.
Intervista është realizuar për Fokus.
Kur dhe si nisi rrëfimi i juaj i dashurisë, një kohë ishit koleg, Bisera drejtoresh, ndërsa ju kryeredaktor në Alsat-M, a ju bashkoi në një mënyrë gazetaria?
Zefiri: Nëse na mëson diçka udha jonë është se nuk ekziston rrethanë ose mënyrë, mjet ose njeri që mund t`i bashkoje dy shpirtra që nuk janë për bashkim, ose të ndaje dy që janë bashkuar me dashuri. Kur të njëjtën pyetje na kanë parashtruar njerëz tjerë, shpesh herë kemi menduar në një thënie të Rumit, të cilën po e parafrazoj:” Nuk është se dashnorët përfundimisht diku do të takohen, por ato ekzistojnë njëri në tjetrin nga fillimi i kohës”. Ne gjithmonë kemi pasur respekt të thellë dhe të ndërsjellë si dhe dashuri si persona, ndoshta konvencionet na kanë rënduar atë që në zemër po na vjen dhe deri në kokë që të ketë edhe një formë të këtillë.
Si e kuptuat se jeni për njëri-tjetrin, cili ishte momenti vendimtar, dashuri në shikim të parë ose gjithçka rridhte në mënyrë spontane?
Zekiri: Vështirë se mund të flitet për një moment vendimtar, në mënyrë profesionale shumë vite e kemi ndarë përditshmërinë dhe prezencën e përbashkët në jetën e tjetrit në ato korniza disi është nënkuptuar. Diku rrugës kanë ndodhur situata të cilat e kanë vënë në pikëpyetje- si për shembull, njëri të fitoje ofertë për punë që nënkuptohet ikje nga vendi, ose të merret ndonjë vendim për jetën private me pasoja të ngjashme. Në momente të tilla, njeriu ka kuptuar se reagimi personal i zhgënjimit dhe pafuqisë, edhe pse në esencë ia dëshiron krejt fatin tjetrit, i tejkalon kornizat e një relacioni mikesh që e kemi pasur. Fillon ta pyesësh vetën pse ndjehesh ashtu dhe prej ku rrjedh ajo. Kush na njeh si njerëz, e di ose mund të supozoje se si kanë qenë ato beteja të brendshme që është dashur t`i fitojmë fillimisht me veten. Sa na ka frenuar respekti për njëri tjetrin, përgjegjësia që e kemi ndjerë, që në fund, gjegjësisht të vijmë deri në një përgjigje të sinqertë për të gjitha ato pyetje. E gjatë ishte rruga deri në njohjen vendimtare dhe pranimin e njëri tjetrit.
Përskaj lajmit për dasmën, dje në më shumë medie ka pasur deklarata nga miqtë tuaj në stilin se dashuria i ka tejkaluar shumë pengesa. Duke e pasur parasysh se bëhet fjalë për njerëz të pjekur dhe të suksesshëm, për çfarë pengesa bëhet fjalë kur është në pyetje dashuria?
Zekiri: Dashuria nuk njeh pengesa, dëshmi më e mirë e kësaj jemi ne. Por njerëzit njohin! Pjekuria e jonë, suksesi ose karakteri nuk kanë lidhje me atë që mund të dale si pengesë në rrugë. Ndonjëherë të afërmit, të bindur në qëllimet e tyre më të mira, janë të pafuqishëm për të kuptuar se ajo që për to është e drejt, nuk duhet që të jetë e drejtë për tjetrin, qoftë ai djali ose vajza, vëllai ose motra, babai, etj, dhe krijohen situata të cilat duhet të menaxhohen në interesin e të mirës së të gjithëve. Ndonjëherë rrethanat objektive, si për shembull, situata e përgjithshme në vend dhe obligimet e konkretisht të Muhamedit ishin prioritare në raport me disa plane tona të cilat i kemi prolonguar. Ne dytë jemi njerëz të vetëdijshëm dhe gjithmonë thuajse tolerant dhe të durueshëm për gjithçka që po ndodh rreth nesh, pasi që e dimë rrëfimin tonë jo vetëm për një ditë ose dy, kështu që kemi lënë kohë të mjaftueshme për të dëshmuar se ajo që njerëzve i duket e pamundshme, mundet që të jetë e pamundshme për to, por jo edhe për neve.
Si përballeni me dallimet në të gjitha bazat, edhe pse jetojmë në shekullin XXI, megjithatë tek ne ekzistojnë shumë tabu tema, rregulla të heshtura rreth asaj se çka është e drejtë dhe e lejuar dhe çka jo, dhe fatkeqësisht, ende ka njerëz për të cilët janë të papranueshme lidhjet dhe martesa midis personave me fe të ndryshme?
Zekiri: E kemi një fjali të cilën shpesh herë e përdorim:” Unë dhe ti jemi të ndryshëm, vetëm dashurinë e kemi të njëjtë!” Pastaj, më së paku mendojmë në ato që u përmendën dhe nga personat e tretë më shpesh “dallimet” e përmendura në aspektin nacional dhe fetar. Thjeshtë, nga fillimi shikohemi si dy njerëz me karaktere, qëndrime, vese, begraunde, stil jetësor të veçantë dhe të gjithë këtë e bashkojmë në përditshmërinë tonë të përbashkët që ta bëjmë më të mirë për njëri-tjetrin. Në të nuk përballesh me shqiptar, maqedonas ose islam, por më shumë ose më pak me disponim, e shëndosh, e sëmur ose individ i lodhur, i kënaqur ose i nervozuar nga puna, nga dita. Ballafaqohesh me nevoja dhe radhitjen e aktiviteteve të tjetrit, të fëmijëve dhe të ngjashme. “Dallimet”, si për shembull, festat dhe traditat neve vetëm na pasurojnë shtëpinë dhe jetën, njëjtë i pranojmë, i respektojmë dhe kënaqemi në to. Edhe Muhamed si nikoqir i shtëpisë di që të thyej bukën me para edhe Bisera të agjëroje 30 ditë bashkë me Muhamed. Me rëndësi është se midis neve dyve nuk ekzistojnë tabu tema dhe ne për veten vet i definojmë çka është e drejtë dhe në vend që të udhëhiqemi nga disa rregulla ose norma të imponuara. Në fund të fundit, martesa është bashkësi e dyve dhe nëse ato e kanë pranuar njëri tjetrin ashtu si janë, mendimi i tjerëve është i parëndësishëm.
Jeni prindër të tre fëmijëve, gjegjësisht Muhamed i ka dy vajza, ndërsa Bisera një djalë nga martesa e parë. Rrugës e keni edhe një fëmijë të përbashkët. A jeni të përgatitur për sfidën, për gjithë atë që e bart prindërimi, por edhe faktin se jo gjithmonë lehtas mund të balancohet në situata të caktuara?
Zekiri: Edhe të përgatitur edhe të ushtruar edhe të lumtur. Nuk ekziston njeri i përkryer, dhe nuk ekziston as prind i përkryer. Parakushti më i rëndësishëm për prindërim të suksesshëm dhe fëmijë të lumtur, sipas nesh, është dashuria pa kushte për fëmijën të cilën ne e ushqejmë dytë!
Është bonus plus ajo që prindërit janë në harmoni edhe rreth sistemit të vlerave dhe mënyrës së edukimit të fëmijëve dhe kur mund t`i afrojmë shtëpi ku ka harmoni dhe mirëkuptim. Vajza e përbashkët është fëmija i pritur gjatë, për të cilën duhet ta pranojmë se më së shumti i gëzuar ishte vëllai i tij më i vjetër.
Dasma kaloi me shumë mysafir nga kreu shtetëror, dëshmia e kryeministrit Zoran Zaev e nxiti vëmendjen e opinionit. Është e njohur se jeni të afërt me Zaevin, si erdhi deri te dëshmia, si reagoi kryeministri për nderin e ofruar?
Zekiri: Dëshmia ka nxitur reagime të ndryshme në opinion gjatë ditëve të kaluara, pasi që u shpërnda lajmi për ahengun. Gjegjësisht, një relacion i tillë ekziston shumë gjatë, larg syve të opinionit, kur qysh në vitin e kaluar në një ceremoni fetare, në prezencën e vetëm një personi fetar, katër dëshmitarët tanë Zoran dhe Zorica, si dhe Enko dhe Edina Kolashinac, u betuan para Zotit për dashurinë tonë. Ajo që ata dëshmuan edhe në martesën tonë qytetare është vetëm një ndjekje logjike e rrethanave për diçka që ka nisur dhe është një rrëfim i joni personal që edhe më andej do ta ushqejmë jashtë statusit momental të palëve të përfshira. Zoran, si dhe të përmendurit tjerë, nga fillimi kanë besuar në lidhjen tonë dhe në përkushtimin e sinqertë ndaj njëri-tjetrit.
Cila është porosia nga rrëfimi i juaj me përfundim të lumtur? Porosia a është se për atë që ia vlen dhe kur besojmë në dashuri duhet që të luftojmë dhe të mësohemi t`i pranojmë dallimet?
Zekiri: Nuk ekziston diçka më me vlerë dhe më meritore për luftë sesa ajo çka ta do zemra. Ndonjëherë kjo është njeri, ndonjëherë është kauzë ose mision personal. Çka të kërkon zemra ndiqe. Gjithçka që bëhet me dhe nga zemra, më herët ose më vonë të ndryshon edhe ty edhe njerëzit rreth teje. Nisja e secilit ndryshim pozitiv është dashuria. Por, duhet që fillimisht t`i të besosh në të dhe të luftoj për të, që pastaj ajo ta bëje të vetën. /Almakos/
Comments are closed for this post.