Instagram është duke u përgatitur për të lansuar një funksion të fondeve në Stories, i cili do t’i lejojë përdoruesit të mbledhin para për një sërë organizatash bamirëse jofitimprurëse.
Plani u zbulua të hënën nga hulumtuesja e aplikacionit Jane Manchun Wong dhe më vonë u konfirmua nga Instagram. Një foto e postuar në internet nga Wong tregon një opsion të donacionit së bashku me ‘stickers’ të tjerë tashmë të njohur për përdoruesit të cilët krijojnë storie në aplikacionin popullor për ndarjen e fotografive.
Funksioni punon duke i lejuar përdoruesit të kërkojnë një organizatë fitimprurëse përpara se të inkorporojnë ato në tregimet e tyre. Nga aty, shikuesit e storieve mund, nëse ata dëshirojnë, të klikojnë pullën e dhurimit për të kontribuar në kauzë.
Në një deklaratë për 9to5Mac, Instagram konfirmoi se po planifikon të lëshojë një opsion bamirësie për platformën e tyre, duke thënë se shpreson të lansojë atë “më vonë këtë vit”.
Comments are closed for this post.