Ministria e Punëve të Brendshme njofton se gjatë ditës së djeshme vazhdoi me aksionet e përforcuara në fushën e komunikacionit.
“Në territorin e Bashkisë së Shkupit janë shqiptuar gjithsej 121 masa prej të cilave 48 janë për tejkalim shpejtësie, 14 për vozitje pa leje dhe 7 dënime për vozitje nën ndikimin e alkoolit”, thuhet në njoftimin e policisë.
Ata shtojnë se janë shqiptuar po ashtu edhe 5 masa për përdorim të telefonit dhe 3 për kalim në të kuqe.
Nga MPB shtojnë se aksionet e forcuara do të vazhdojnë edhe gjatë ditëve të ardhshme.
“U bëjmë thirrje qytetarëve që t’i respektojnë rregullat në mënyrë që ta risim sigurinë në komunikacion”, thuhet në njoftimin e policisë
Comments are closed for this post.