Në kuadër të Forumit Global 2022, zëvendëskryeministrja përgjegjëse për politika të qeverisjes së mirë, Sllavica Gërkovska, realizoi takim me sekretarin e përgjithshëm të Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (OCED), Matijas Korman, me të cilin biseduan për mundësitë për mbështetje më të madhe eksperte për Republikën e Maqedonisë së Veriut, veçanërisht në kuadër të procesit të përmirësimit të kapaciteteve institucionale, njoftojnë nga kabineti i Gërkovskas.

Zëvendëskryeministrja e informoi Kormanin për prioritetet e kabinetit të saj, për të cilën ai është i përkushtuar dhe të cilin ai e koordinon, e të cilat synojnë transformimin digjital të shoqërisë, krijimin e politikave kundër korrupsionit, si dhe ndërtimin profesional, institucione transparente dhe efikase.

“Ajo vlerësoi se është shumë e rëndësishme që reformat kyçe, përfshirë edhe në fushën e administratës publike, të ketë një konsensus që ato të jenë afatgjata dhe të qëndrueshme. Zëvendëskryeministrja Gërkovska falënderoi për mbështetjen që OECD dhe SIGMA i japin vendit tonë, e cila është veçanërisht e rëndësishme tani, kur kemi filluar negociatat me Bashkimin Evropian”, njoftojnë nga kabineti i Gërkovskës.

Sekretari i përgjithshëm i OECD-së, Korman, përshëndeti fillimin e negociatave për anëtarësim të Republikës së Maqedonisë së Veriut me Bashkimin Evropian dhe vlerësoi se ato mundësojnë reforma të shpejta dhe cilësore.

“Në këtë drejtim, të dy bashkëbiseduesit ranë dakord se nevojitet të përmirësohet bashkëpunimi i ndërsjellë në periudhën e ardhshme, veçanërisht në drejtim të mbështetjes së ekspertëve për reformat kyçe që na presin”, njoftojnë nga kabineti i Gërkovskës.