Forcat ruse sulmuan kullën kryesore televizive në Kiev, duke lënë të vdekur 5 persona ndërsa disa të tjerë janë plagosur. Mësohet se menjëherë pas sulmit është ndërprerë tërësisht transmetimi i programeve televizive ukrainase, shkruan Alsat.

Ministri i jashtëm ukrainas tha se asgjë nuk i ndalon kriminelët rus në barbarizmin e tyre. Kryetari i Kievit Kliçko theksoi se furnizimi i Kullës me energji elektrike është dëmtuar nga sulmi. Paraprakisht rusët paralajmëruan banorët se përgatitet sulm ndaj kryeqytetit ukrainas, Kiev, ndërsa si cak janë qendrat teknologjike.