Garnitura aktuale në pushtet është vonë në zbatimin e reformave të nevojshme sepse reformat nuk bëhen në mes ose në fund të mandatit qeveritar, mendojnë një pjesë e ekspertëve në vend. Profesorë universitarë, ekspertë dhe gjyqtarë u mblodhën për të pestën herë me radhë në Shkollën e Lartë të Drejtësisë në Ohër. Profesori universitar Borçe Davitkovski thotë se edhe nëse diçka fillon të bëhet tani, do të jetë në funksion të një fushate për zgjedhjet e ardhshme parlamentare.
Reformat kurrë nuk bëhen në fund të një mandati. Kjo qeveri ka edhe 10-11 muaj. Do të fillojë fushata, kështu që do të ketë një qeveri të Përzhinës tre muaj përpara zgjedhjeve dhe nuk ka thjesht kohë. Në mënyrë deklarative ka vullnet, edhe pse nuk e shoh vullnetin. Ndoshta reformat e vërteta do t’i presim vitin e ardhshëm pas zgjedhjeve, kushdo që do të fitojnë, pastaj do të fillohet. “- u shpreh Sinkron- Borçe Davitkovski -profesor
Gjykatësi Llazar Nanev thotë se është shumë e shkurtër periudha për zbatimin e reformave të pritshme në sistemin gjyqësor.
Ambiciet dhe pritjet ishin shumë të mëdha për t’u ndryshuar diçka me të njëjtën strukturë të subjekteve, palëve të interesit brenda sistemit të drejtësisë. Për një kohë të gjatë gjyqësori mori pseudonimin e gjyqësorit të robëruar, por ngadalë u kthye në të paralizuar. Pika kryesore për mua janë të gjitha ata aktorë që prej 11 vitesh funksionojnë dhe kanë sjellë ligje, sot ata po dalin si aktorë kryesorë në fushën e reformave në sistemin gjyqësor …”- theksoi Sinkron-Llazar Nanev- gjykatës
Gjykatësi Nanev shton se nuk mund të pritet as zhvillimi i ekonomisë, rritja e investimeve, përmirësimi i të drejtave të njeriut derisa nuk zgjidhet situata në gjyqësor.
Comments are closed for this post.