Duhet të jemi të vetëdijshëm se që të fillohet procesi i vetingut në jurisprudencë nevojitet shumicë prej dy të tretave, ndërkaq kjo si edhe debati për këtë çështje nuk mund të përfundojë para zgjedhjeve, deklaroi sot ministrja e Drejtësisë, Renata Deskoska para fillimit të dialogut për politika “Implementimi i Strategjisë për reforma në sektorin e jurisprudencës 2017-2022”, duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve rreth vetingut she si do të zbatohej.
“Ky është realitet, asnjë proces nuk duhet të përshpejtohet. Më vjen mirë se tashmë po përforcohet vetëdija dhe po hapet debat edhe në kuadër të vetë institucioneve të jurisprudencës se nevojiten korrigjime të caktuara në punën e tyre, kështu që ai 99 për qind, nëse jo edhe 100 për qind do të mbetet për pas zgjedhjeve”, shtoi Deksoska.
Lidhur me modelin dhe kush do ta zbatojë, Deskoska tha se janë të mundshme disa variante, përkatësisht njëri variant është të kryhet veting nga ana e komisionit të përbashkët i cili do të hetojë disa aspekte, por është e mundur që kjo të shkojë edhe përmes aktivitetit të disa institucioneve.
“Janë të mundshme disa variante, njëra variantë është se mund të bëhet veting nga ana e komisionit të përbashkët i cili do të hetojë disa aspekte, por gjithashtu është i mundur edhe pastrimi të shkojë përmes aktivitetit të disa institucioneve, duke filluar nga institucionet ekzistuese të cilat ekzistojnë në kombinim me ushtrimin e kompetencave të tyre, por kemi edhe modele që i shohim se ekzistojnë dhe zbatohen në vende të tjera, përkatësisht komision që tërësisht e ndërmerr atë kompetencë dhe e zbaton procesin. Kjo duhet të jetë në proces të arritur me konsensus nga shumica prej dy të tretave”, tha Deskoska. .
Comments are closed for this post.