Në lidhje me situatën e re të krijuar, pasi dje nuk kaluan ndryshimet ligjore në Kuvend, Enti Shtetëror i Statistikave është sqaruar për rrjedhën e procesit të regjistrimit.

“Deri te përfundimi i procedurës në Kuvend, që pritet të ndodh së shpejti, Enti Shtetëror i Statistikave nuk do të fillojë me aktivitetet në terren“, njoftojnë nga Enti, transmeton TV21.

Shtojnë, se derisa pritet zgjidhja në Kuvend, Enti edhe njëherë do të kontrollojë aktivitetet që janë ndërmarrë deri më tani sa i përket regjistrimit.

“Kjo bëhet që të jemi më të sigurt se është gjithçka gati për fillim eventual të regjistrimit në terren”, thuhet në njoftimin e Entit Statistikor.

Për çdo aktivitet, thonë se do të njoftojnë me kohë.

Ndërkaq, dje nuk u arrit pajtim mes grupeve parlamentare në Kuvend, për caktimin e seancës për shtyrjen e regjistrimit të popullsisë rezidente.