Ditë më parë, është bërë e ditur se Audi do të prezantohet në Geneva Motor Show me një makinë të re elektrike, shumë praktike dhe më të lirë se SUV-i që ka çmim të konsiderueshëm, transmeton Telegrafi.Tani e kemi edhe pamjen e kësaj makinë të vogël, që lansohet në fund të vitit 2020, apo në fillimin e 2021-ës.
Të katër rrathët në pjesën e përparme, konfirmojnë se është një Audi, ndërsa linjat vërehet që i përkasin gjuhës së fundit dizajnuese të këtij prodhuesi gjerman. Mësohet se Q4 e-tron, do të jetë një makinë praktike dhe urbane, me çmim më të lirë se modeli i kushtueshëm SUV.
Detajet pritet t’i mësojmë në panairin e Gjenevës, teksa supozohet se do të kushtojë më lirë se çmimet e modeleve Q3 dhe Q5.
Comments are closed for this post.