Në seancën e Komisionit për Politikë të Jashtme dhe Tregti të Jashtme, sot do t’i prezantojnë platformat e tyre për aktivitetet diplomatike, ambasadorët e jashtëzakonshëm dhe të autorizuar të vendit në Republikën e Francës, Igor Nikollov dhe në Republikën e Kroacisë, Dragan Gjurçevski.

Para anëtarëve të Komisionit për Politikë të Jashtme dhe Tregti të Jashtme janë edhe Propozim ligji për ratifikimin e Marrëveshjes për Programin e Evropës Qendrore për shkëmbim të studimeve universitare (CEEPUS IV), propozim ligjin për ratifikimin e Marrëveshjes për qasje deri te arsimi i larë dhe pranimin e studimeve në Ballkanin Perëndimor dhe Propozim ligjin për ratifikimin e Marrëveshjes për bashkëpunim strategjik mes Qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe Qeverisë së Hungarisë.