Lideri i SYRIZA-s dhe ish kryeministri i Greqisë, Aleksis Cipras, të martën e ardhshme, më 1 tetor do të qëndrojë në Shkup, në konferencën kushtuar Ballkanit Perëndimor, që e organizon “Ekonomist”, njoftoi korrespodentja e MEDIAL-s nga Athina.

“Përforcimi i momentumit për integrim evropian” është titulluar Samiti për Ballkanin Peërndimor, i cili në panel disktutime të ndryshme do të debatojnë, mes tjerëve edhe kryeministri Zoran Zaev, zëvendës kryeministri për çështje evropiane, Bujar Osmani, ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov, minisitrja e Financave Nina Angelova, lideri i SYRIZA-s dhe ish kryeministri i Greqisë, Aleksis Cipras, ish kryetari i Parlamentit Martin Shulc, ish ndihmësi sekretari shtetëror i SHBA-së Ues Miçel, zëvendës kryetari i PE-së dhe eurodeputet i SYRIZA-s, Dhimitris Papadimulis, ish kryeministri i Belgjikës, Gaj Ferhofshtad, e tjerë.

Konferenca zyrtarisht do të hapet me fjalimin e kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, me temë “Stabiliteti dhe zhvillimi në Evropën Juglindore, nëse jemi në rrugën e duhur?”

Në një panel diskutim të posaçëm, në kuadër të konferencës njëditore, Zaev, Cipras dhe Shulc do të debatojnë për “Cilat janë hapat e ardhshme për integrim evropian të Ballkanit Perëndimor?” .