Ai 65 vjeç, kurse ajo 26 vjeçe dhe janë duke përjetuar një histori dashurie, e cila është ndër më të përfolurat për momentin në Itali.

Prezantuesi i emisionit “Striscia la Notizia” Ezio Greggio ka folur për lidhjen e tij me një balerinë të quajtur Romina Pierdomenic, e cila është 39 vjeçe më e re se ai.

“Thonë që dashuria nuk njeh moshë, dhe unë e ndjej këtë. Ndihem 30 vite më i ri kështu që jemi në një moshë të përafërt”, është shprehur ai për “Gente”.

Ata janë njohur në studiot e Mediaset.

Romina e ka “vulosur” këtë lidhje mes tyre duke e dërguar gjitashtu Ezion në shtëpinë e prindërve te saj, të cilët janë më të vegjël në moshë në fakt.