Shtëpia e Bardhë i ka thënë Kongresit se dëshiron të dërgojë më shumë se 1 miliard dollarë armë në Izrael, pavarësisht presionit mbi ofensivën izraelite në Rafah.

Paketa do të përfshijë raketa tankesh, mortaja dhe automjete taktike të blinduara, sipas agjencisë së lajmeve Reuters.

Plani – i konfirmuar nga një ndihmës i kongresit për CBS, partneri amerikan i BBC-së – duhet të miratohet ende nga ligjvënësit, raporton BBC.

Javën e kaluar presidenti amerikan Joe Biden tha se do të ndalonte dërgesat e armëve nëse Izraeli do të fillonte një pushtim të madh të Rafahut.

Të martën, tanket izraelite përparuan më thellë në zonat e banuara në juglindje të qytetit të Gazës, thanë palestinezët për Reuters.