Gazetari sportiv, i Radio Televizionit të Maqedonisë, program në gjuhën shqipe, Sami Ademi që së fundmi i dha lamtumirën gazetarisë televizive dhe komentimit duke folur mbi incidentin që ndodhi gjatë ndeshjes, Shkupi-Shkëndija ka thënë se ka ardhur koha që dy tifo-grupet të ulen në një tavolinë për ti ulur edhe gjakrat mes tyre.
Sipas Ademit, kjo që ndodhi sot është e padëshirueshme po edhe e panevojshme. Shton se rivaliteti duhet të mbetet vetëm në tribuna duke pohuar se asnjëherë nuk duhet lejuar që gjendja të eskalojë siç edhe ndodhi sot.
Comments are closed for this post.