Kryeministri Hristijan Mickoski, i cili po qëndron për vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, u takua me përfaqësues të “Maqedonia 2025”. Këtë takim Mickoski e ka bërë të ditur në Facebook.
Në Uashington, në takimin me Maqedoninë 2025, theksojmë përkushtimin tonë për një të ardhme më të mirë. “Pavarësisht nëse jemi në shtëpi, në Evropë apo në SHBA, lufta gjithmonë synon krijimin e kushteve më të mira të jetesës dhe një të ardhme më të sigurt për të gjithë”, ka shkruar Mickoski në postim.

Mickoski mori pjesë në inaugurimin e presidentit amerikan Donald Trump. Ai ka ndjekur aktivitetet inauguruese, siç ka bërë të ditur në Facebook, së bashku me kryetarin e Partisë Republikane të SHBA-së, Michael Whatley në Uashington.

Mickoski u takua edhe me figura të tjera të shquara nga jeta politike, sociale dhe ekonomike amerikane në Uashington, duke përfshirë Riçard Grenell, Devin Nunes, Xhon Bitov, Marko Galina, biznesmenin Kris Pavlovski dhe gazetarin Taker Karlson.
Comments are closed for this post.