Kryeministri Hristijan Mickoski, i cili ndodhet në Shtetet e Bashkuara për inaugurimin e Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, u takua në Uashington me Richard Grenell, ish-kreun e Shërbimit Informativ Kombëtar, dhe tani i dërguari i ri presidencial për misionet speciale dhe politikën e re.

Diskutuam ngjarjet aktuale, sfidat me të cilat përballemi si vend dhe ndjekjen e interesave strategjike që lidhen me anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

Gjithashtu kërkova angazhim më të madh nga partnerët tanë strategjikë në këtë drejtim, si dhe shfrytëzimin e potencialit ekonomik.

Ne po luftojmë për çdo interes të Maqedonisë”, ka thënë Mickoski për takimin me Grenellin.