Të paktën 45 persona rezultojnë të zhdukur në ujërat territoriale të Egjiptit. Mbytja e një varke turistike që shoqëronte zhytësit në Detin e Kuq në Egjipt raportohet paraprakisht se ka lënë të paktën 31 turistë të zhdukur.
14 anëtarë të ekuipazhit janë gjithashtu të zhdukur.
“Tridhjetë e një turistë të kombësive të ndryshme, së bashku me 14 anëtarë të ekuipazhit të një anijeje turistike që ishte në një lundrim afër bregut të Marsa Alam”, në Detin e Kuq në Egjipt, “janë të humbur”, shkruan “La Repubblica” sot (25 Nëntor).
Kërkimet janë duke u zhvilluar me përfshirjen e autoriteteve të ndryshme.
Lajmi mësohet nga burime të kualifikuara egjiptiane, të cilat nuk specifikojnë vendet e origjinës së turistëve, por edhe informacionet janë ende të rezervuara, teksa operacioni i kërkim-shpëtimit po vijon. Mister mbeten edhe shkaqet e kësaj mbytjeje.
Comments are closed for this post.