Në takimin, kumtoi pres shërbimi i Kuvendit, morën pjesë kryetari i MATTO-s, Ajdovan Ademoski, bashkëkryetari Bilall Suxhubashi, nënkryetarët e Odës, Imer Selmani dhe Eser Xhevahir dhe Shahpaz Molaliev, drejtor ekzekutiv.
Bashkëbiseduesit shkëmbyen mendime në lidhje me mundësitë për funksionalizimin e mëtejmë të Marrëveshjes për tregti të lirë ndërmjet Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Turqisë dhe Marrëveshjes dypalëshe për bashkëpunim.
“Në këtë drejtim është paralajmëruar koordinim i mëtutjeshëm, me qëllim të krijimit të kushteve më të volitshme dhe tejkalimit të pengesave administrative për dinamizimin e bashkëpunimit ekonomik, si dhe shkëmbimin e studentëve. U theksua se Turqia është vendi i pestë me radhë me investime në vend, por se kapacitetet për bashkëpunim në këtë fushë janë edhe më të mëdha, duke qenë se bëhet fjalë për shtete me miqësi tradicionale”, thuhet në kumtesën e Kuvendit të RM-së.
Comments are closed for this post.