Një delegacion i lartë i Forcave të armatosura (FA) të Republikës së Turqisë, i udhëhequr nga shefi i Shtatmadhorisë së FA, gjeneralin Metin Gjurak, prej sot do të jetë për vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë.
Gjenerali Metin Gjurak pas pritjes me nderime të larta ushtarake në Shtatmadhorinë e Armatës, do të zhvillojë takim me nikoqirin e tij, shefin e Shtatmadhorisë së Armatës, gjeneral-major Sashko Lafçiski.
Tema kryesore të takimit, siç kumtoi Shtatmadhoria e Armatës, do të jenë avancimi i bashkëpunimit dypalësh ushtarak, procesi i transformimit dhe modernizimit të Armatës dhe kontributi i Armatës në operacionet dhe misionet ndërkombëtare.
Pas aktiviteteve në Shtatmadhori, gjenerali Gjurak do të zhvillojë takim me presidenten dhe komandanten supreme të Armatës, Gordana Siljanovska-Davkova.
Comments are closed for this post.