Policia shqiptare ndaloi dy shtetas maqedonas, një djalë dhe një vajzë, për vjedhje në plazhin e qytetit të famshëm bregdetar të Sarandës.
Dy persona me shtetësi maqedonase, të identifikuar si D.Sh dhe S.N janë ndaluar nga policia në Sarandë, raporton Ora News.
Sipas policisë, këta persona në zonën e plazhit të quajtur “Dru i thatë” kanë vjedhur çantën e një shtetasi grek, ku ndodheshin dy celularë, tre palë syze, një portofol me para dhe sende të tjera personale.
Si pasojë e administrimit të shpejtë të kallëzimit të një shtetasi grek, më datë 17 të këtij muaji, Komisariati i Sarandës ka bërë të mundur identifikimin, zbulimin dhe arrestimin e autorëve të dyshuar të rastit, shtetasit D.Sh (24). dhe S. N. (28), të dy banues në Maqedoni, njofton policia.
Shtohet se hetimet vijojnë për të zbuluar lidhjen e tyre të mundshme me vjedhje të tjera.
Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës Themelore Sarandë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “vjedhje”, e kryer në bashkëpunim.
Comments are closed for this post.