Pajazit Pajaziti të shkarkohet menjëherë, ai është eksponent i SDS-së dhe BDI-së në drejtësi, i cili po e shkatërron sistemin nga brenda.
Pajaziti nuk i plotëson bazat etike dhe ligjore për të mbetur gjyqtar. Blerim Ramadanit i ka dhënë arrest shtëpiak në vend të burgut, duke i hapur kështu rrugën për arratisje.
Pajaziti e dinte se Ramadani mund të arratisej për shkak të së kaluarës dhe përvojës së tij, por përkundër kësaj ai me vetëdije e vendosi në arrest shtëpiak.
Synimi i Pajazitit për t’i dhënë mundësi Blerim Ramadanit për t’u arratisur është i dukshëm.
Pajaziti duhet të përgjigjet dhe fillimisht të shkarkohet nga detyra e drejtësisë.
Comments are closed for this post.