Tre persona u vranë dhe dy u plagosën sot në një sulm në Lautlingen, një qytet në provincën gjermane Baden-Wuerttemberg.
Sulmuesi besohet të jetë një gjahtar dhe se ka vrarë disa anëtarë të familjes.
Gjatë operacionit në shkallë të gjerë në lagjen Lautlingen (1800 banorë, pjesë e Albstadt) në Baden-Württemberg, oficerët e policisë gjetën tre të vdekur dhe dy të plagosur rëndë, raporton gazeta Bild.
Mësohet se të vdekurit janë dy burra dhe një grua. Në mesin e tyre është edhe autori i dyshuar, ka konfirmuar policia. Hetuesit besojnë se ky ishte një akt brenda familjes.
Comments are closed for this post.