Kuvendi para mesnatës i ka shkarkuar dy ministrat e Aleancës për Shqiptarët (ASH), Fatmir Mexhitin e Shëndetësisë dhe Azir Aliun e Shoqërisë Informatike dhe Administratës Publike.
Për shkarkimin e tyre votuan 62 deputetë, nuk pati asnjë kundër dhe asnjë abstenime.
Ndryshe, Mexhiti dhe Aliu janë pjesë e krahut të kryetarit të Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari. Shkarkimi i tyre është kërkuar nga organet e ASH, ku deri më tani të dy grupet pretendojnë që kanë shumicën në Kuvendin e partisë. Propozimi për shkarkimin e tyre ka ardhur nga kryeministri i qeverisë teknike, Talat Xhaferi.
Comments are closed for this post.