Taravari thotë se në rast se të njëjtat nuk kalojnë, atëherë shfaqet nevoja për zgjedhje të parakohshme parlamentare.
“Unë kam shpresa se ende ka gjasa që të realizohen ndryshimet kushtetuese, nëse nuk realizohen, kemi moment të ri. Ai moment duhet të shqyrtohet në organet partiake dhe të dalim me një qëndrim”, tha Taravari.
I pari i ASH-së thotë se sipas tij, në rast se shfaqet nevoja për zgjedhje, atëherë ideale do të ishte që të njëjtat të mbahen bashkë me zgjedhjet presidenciale në pranverë të vitit 2024.
“Besoj se nëse nuk kalojnë ndryshimet kushtetuese kemi situatë që të shkohet në zgjedhje të parakohshme. Besoj që ato zgjedhje do të jenë së bashku me zgjedhjet presidenciale, të bëhen edhe zgjedhjet parlamentare. Ashtu siç mendoj që nuk ia vlen që në nëntor ose dhjetor të mbahen zgjedhjet, njësoj sikur që mendoj që nuk ia vlen të mbahen zgjedhje të rregullta në gusht apo në shtator, por përsëri këtu duhet konsensus mes gjitha partive për datën”, deklaroi Taravari.
Comments are closed for this post.