Në Gjykatën Penale ka mbërritur superekspertiza për aksidentin e autobusit në “Llaskarcë”, të cilin e ka përgatitur Byroja e Ekspertëve Ligjore për një vit të tërë.

Gjyqi është caktuar për në janar të vitit të ardhshëm. Në dy muajt e parë të vitit 2023 janë caktuar shtatë seanca.

“Njoftojmë opinionin se sot, menjëherë para fillimit të seancës kryesore për rastin me K. nr. 1407/19 lidhur me aksidentin e autobusit në afërsi të fshatit Llaskarcë, lënda është dorëzuar në gjykatë me të gjitha shkresat dhe ekspertizën e përgatitur dhe mendimin nga Byroja e Ekspertizës Mjeko-Ligjore, ku lënda është dërguar në superekspertizë një vit më parë”, thonë nga gjykata.

Në seancën e sotme prokuroria dhe mbrojtja kanë marrë një kopje të ekspertizës dhe me marrëveshje të përbashkët është vendosur që gjykimi të vazhdojë në janar