Kryetari i Lidhjes Demokratike, Pavle Trajanov, mbrëmë në “Rruga drejt” në Alsat, tha se vlerëson se nuk ka nevojë për zgjerim të shumicës parlamentare, pasi që 64 deputetë janë shumicë stabile.
“Vlerësoj se nuk ka nevojë për zgjerim të shumicë parlamentare, pasi që 64 deputetë janë shumicë stabile”, tha Pavle Trajanov, kryetar i Lidhjes Demokratike
Ndërsa sa i përket çështjes për përfshirjen e ASH-së në qeveri, Trajanov vlerëson se kjo mund të jetë një ide e Ali Ahmetit, për ta amortizuar “grupin e zjarrit”.
“Mendojë se ideja për zgjerim të shumicës me përfshirjen e ASH-së, është e Ali Ahmetit për për ta zbutur krizën brenda partiake. Kjo ide supozojë se është pranuar edhe nga kryeministri Kovaçevski”, tha Pavle Trajanov, kryetar i Lidhjes Demokratike.
Comments are closed for this post.