“Nuk do të shmangem duke kërkuar përgjegjësi për lëshimin që është bërë. Përgjigjen për arsyet do ta japë hetimi që do të kryhet në ASK dhe raporti përkatës. Sapo të ketë raport, duhet të ketë edhe përgjegjësi për atë që është bërë”, tha kryeministri Dimitar Kovaçevski në lidhje me rastin “Onishçenko” për dhënien e shtetësisë maqedonase për ukrainasin Oleksandr Onishchenko, i cili është në listën e zezë të SHBA-së.

Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, Kovaçevski u përgjigj se jo vetëm ishte i befasuar, por edhe i indinjuar nga mënyra se si një person i cili është në listën e zezë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, partnerit tonë strategjik, ka marrë të gjitha opinionet pozitive për marrjen e shtetësisë së Maqedonisë së Veriut”.

“Obligimi i Agjencisë së Sigurisë Kombëtare është që të bëjë një hetim gjithëpërfshirës brenda radhëve të saj se si është kryer procedura dhe për këtë ta informojë Qeverinë, natyrisht në seancë të mbyllur, sepse bëhet fjalë për informata sensitive”, shtoi Kovaçevski.