Personat që vuajnë nga gastriti duhet të hanë banane për të reduktuar acidin në stomak dhe për të ulur rrezikun e urthit, por këshilla e mjekes është si më poshtë.

“Ai frut do të ishte më mirë të shmangej në rast se zorrët janë në fazën akute”, tha mjekja ruse, Tatjana Razumovska.

Sipas nutricionistëve, bananet jeshile të papjekura janë të pasura me natrium dhe për këtë arsye mund të veprojnë si diuretik.

“Bananet e pjekura kanë efekt laksativ, prandaj ky frut ka shumë të ngjarë të jetë i dëmshëm gjatë çrregullimeve të zorrëve ose sëmundjeve gastrointestinale në fazën akute. Mund të shkaktojnë fryrje”, shpjegoi Razumovska.

Ajo shtoi se një banane jep energji për një orë stërvitje ose punë të vështirë fizike.