Elon Musk është në fazën përfundimtare për të blerë Twitter pasi ndryshoi përshkrimin e punës në profilin e tij të mediave sociale në “kreu i Twitter” të mërkurën. Njëkohësisht, i njohur për “trolling” në rrjetet sociale, ai ka postuar një video në llogarinë e tij personale, ku shfaqet teksa hyn në selinë e kompanisë duke mbajtur një… lavaman.
Kompania pritet të kalojë në duart e Musk deri në orën 17:00 të datës 28 tetor, sipas Bloomberg.
Kjo vjen një ditë pasi Musk u zotua në një telefonatë konferencë me bankierët, të cilët po ndihmojnë në financimin e marrëveshjes, se ai do të mbyllte marrëveshjen e blerjes përpara fundit të javës.
Të udhëhequra nga Morgan Stanley, bankat kanë përfunduar marrëveshjen përfundimtare të kredisë dhe janë në proces nënshkrimi të dokumentacionit, duke shënuar një nga hapat përfundimtarë për sigurimin e 13 miliardë dollarëve për marrëveshjen.
Mbyllja e marrëveshjes do t’i japë fund spekulimeve mujore se biznesmeni do të braktiste blerjen.
Entering Twitter HQ – let that sink in! pic.twitter.com/D68z4K2wq7
— Elon Musk (@elonmusk) October 26, 2022
Comments are closed for this post.