Ministri i Drejtësisë, Nikola Tupançeski, konsideron se ajo që tha mbrëmë kryetarja e KE-së, Ursula Von der Leyen, ngjall optimizëm se jemi në rrugën e duhur sa i përket reformave në drejtësi.

“Raporti i progresit për vendin tonë është plotësues dhe përmban disa segmente. Në mënyrë specifike janë apostrofuar disa çështje, njëra prej tyre është sistemi i drejtësisë, korpusi i dytë i pyetjeve ka të bëjë me luftën kundër korrupsionit, korpusi i tretë është lufta kundër krimit të organizuar dhe e katërta, terrorizmi dhe ekstremizmi i dhunshëm”, tha Tupançeski.

Ministri vlerëson se ka mënyra dhe mekanizma për të përcaktuar origjinën e pronës.

“Ideja e një ligji të ri për origjinën e pronës nuk është shpallur asnjëherë nga ministrat e Drejtësisë në vitet e kaluara, por fillimisht ka ardhur nga zv. kryeministrat për luftën kundër korrupsionit.