MPB dje (06.10.2022) ka vazhduar me kontrollet në fushën e trafikut, me çka janë shqiptuar 228 masa.
“Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 228 masa, nga të cilat 18 masa për tejkalim të shpejtësisë, 18 masa për drejtim të automjetit pa patentë shofer, 25 masa për kundërvajtje nga drejtuesit e motoçikletave.
Janë vendosur nëntë masa për automjetet e paregjistruara, pesë masa për automjete teknike me defekte në transportin publik, gjashtë masa për drejtim e automjetit nën ndikimin e alkoolit, gjashtë masa për foletë e vendosura të paçertifikuara (xhamat e lyer), pesë masa për kalim në sinjal të mbyllur (drita e kuqe)…”, njoftojnë nga MPB.
Comments are closed for this post.